Biznesi pezullon projektet investuese, tha para BNR-së Kryetari i Dhomës Ekonomike Tregtare Cvetan Simeonov.
Tashmë ka tkurrje të prodhimeve, do të fillojnë shkurtime. Masa 60:40 nuk ndikoi në mënyrën më të mirë. Del se ata që punojnë marrin 100 prej pagës së tyre. Ata që nuk punojnë – edhe ata marrin 100% prej pagës.
Në kushtet e mungesës së stabilitetit politik biznesi shqetësohet edhe për aplikimin e masave ndihmëse në ekonomi. Kjo që e tremb biznesin janë sinjalet e shumta për praktika korrupsioni në Bullgari. Këto firma, të cilat tashmë kanë investuar, e kanë përballuar këtë barrierë korrupsioni, por për të tjerat kjo është stres dhe shqetësim, tha gjithashtu Simeonovi.Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..