Biznesi pezullon projektet investuese, tha para BNR-së Kryetari i Dhomës Ekonomike Tregtare Cvetan Simeonov.
Tashmë ka tkurrje të prodhimeve, do të fillojnë shkurtime. Masa 60:40 nuk ndikoi në mënyrën më të mirë. Del se ata që punojnë marrin 100 prej pagës së tyre. Ata që nuk punojnë – edhe ata marrin 100% prej pagës.
Në kushtet e mungesës së stabilitetit politik biznesi shqetësohet edhe për aplikimin e masave ndihmëse në ekonomi. Kjo që e tremb biznesin janë sinjalet e shumta për praktika korrupsioni në Bullgari. Këto firma, të cilat tashmë kanë investuar, e kanë përballuar këtë barrierë korrupsioni, por për të tjerat kjo është stres dhe shqetësim, tha gjithashtu Simeonovi.Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..