Jam i gatshëm të jap dorëheqje, tashmë e kam bërë. Nuk dua që në asnjë mënyrë unë të jem shkaku për tensionin në vend. Me këto fjalë Kryeministri Bojko Borisov ua drejtua mbi 3000 delegatëve në mbledhjen e partisë në pushtet GERB. Fjalimi u transmetua live nga BNR-ja. Do t’u propozojë partnerëve të koalicionit variante të ndryshme, përfshi këtu një qeveri pa mua. Mirëpo, në marrëveshjen me “Patriotët e Bashkuar” është shkruar se qeveria do ta përfundojë mandatin e vet.
Borisov theksoi se pa Parlament nuk mund te luftohet kundër epidemisë së Covid-19, nuk mund të merren hua, nuk mund të miratohen ligje të reja, nuk mund të ketë aktualizim të buxhetit, nuk do të ketë buxhet të ri, paga dhe pensione. Ai rikujtoi se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat garantojnë zgjedhje të ndershme, përfshi këtu dhe votim me makina.
Kryeministri paralajmëroi se po vijnë muaj, madje vite të rënda dhe vendi ka nevojë për stabilitet. Na nevojitet përkrahje në këto zgjedhje, në qoftë se njerëzit nuk na duan ne nuk do të mbetemi, deklaroi Borisov dhe nënvizoi se sipas të gjitha studimeve sociologjike GERB është forca e parë politike.
Borisov dhe delegatët e tij nuk u shqetësuan për shkak të protestuesve kundër qeverisë, të cilët shprehën zhurmshëm pozitat e tyre para forumit dhe u përpoqën të hyjnë në vendin e ngjarjes në “Sofja Tehpart”.Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..