Jam i gatshëm të jap dorëheqje, tashmë e kam bërë. Nuk dua që në asnjë mënyrë unë të jem shkaku për tensionin në vend. Me këto fjalë Kryeministri Bojko Borisov ua drejtua mbi 3000 delegatëve në mbledhjen e partisë në pushtet GERB. Fjalimi u transmetua live nga BNR-ja. Do t’u propozojë partnerëve të koalicionit variante të ndryshme, përfshi këtu një qeveri pa mua. Mirëpo, në marrëveshjen me “Patriotët e Bashkuar” është shkruar se qeveria do ta përfundojë mandatin e vet.
Borisov theksoi se pa Parlament nuk mund te luftohet kundër epidemisë së Covid-19, nuk mund të merren hua, nuk mund të miratohen ligje të reja, nuk mund të ketë aktualizim të buxhetit, nuk do të ketë buxhet të ri, paga dhe pensione. Ai rikujtoi se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat garantojnë zgjedhje të ndershme, përfshi këtu dhe votim me makina.
Kryeministri paralajmëroi se po vijnë muaj, madje vite të rënda dhe vendi ka nevojë për stabilitet. Na nevojitet përkrahje në këto zgjedhje, në qoftë se njerëzit nuk na duan ne nuk do të mbetemi, deklaroi Borisov dhe nënvizoi se sipas të gjitha studimeve sociologjike GERB është forca e parë politike.
Borisov dhe delegatët e tij nuk u shqetësuan për shkak të protestuesve kundër qeverisë, të cilët shprehën zhurmshëm pozitat e tyre para forumit dhe u përpoqën të hyjnë në vendin e ngjarjes në “Sofja Tehpart”.“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë..