Protestat antiqeveritare në Bullgari po vazhdojnë. Mbeten të bllokuara nga kampet e çadrave tri udhëkryqe kryesore në Sofje, transmetoi BNR. Bllokadat vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve që nuk protestojnë. Protestuesit po vazhdojnë të ngulin këmbë për dorëheqjen e tërë qeverisë, të kryeprokurorit dhe të drejtorit të Televizionit Kombëtar Bullgar.
Ditën e 29 të protestave qytetarë të pakënaqur nga Lloveçi shpallën para BNR-së se planifikojnë të bllokojnë lëvizjen në rrugën Sofja-Varna. Në Sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) në Plovdiv nga ora 20.00 deri në orën 21.30 protestuesit do të bllokojnë 4 bulevarde.
Bullgarët në Gjermani do të protestojnë para kancelarisë në Berlin që të kërkojnë që kancelarja gjermane Angela Merkel të deklarojë pozitën e saj për ngjarjet.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..