Protestat antiqeveritare në Bullgari po vazhdojnë. Mbeten të bllokuara nga kampet e çadrave tri udhëkryqe kryesore në Sofje, transmetoi BNR. Bllokadat vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve që nuk protestojnë. Protestuesit po vazhdojnë të ngulin këmbë për dorëheqjen e tërë qeverisë, të kryeprokurorit dhe të drejtorit të Televizionit Kombëtar Bullgar.
Ditën e 29 të protestave qytetarë të pakënaqur nga Lloveçi shpallën para BNR-së se planifikojnë të bllokojnë lëvizjen në rrugën Sofja-Varna. Në Sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”) në Plovdiv nga ora 20.00 deri në orën 21.30 protestuesit do të bllokojnë 4 bulevarde.
Bullgarët në Gjermani do të protestojnë para kancelarisë në Berlin që të kërkojnë që kancelarja gjermane Angela Merkel të deklarojë pozitën e saj për ngjarjet.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..