Një studim i agjencisë “Market Links” tregon se partia në pushtet “GERB” dhe partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” gëzojnë përkrahje të njëjtë elektorale – 15%. Në vend të tretë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 13.5% përkrahje. “Bullgaria Demokratike” e cila dominon në protesta ka 6.6% përkrahje – një rezultat shumë i afërt me përkrahjen për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (partia e e turqve etnikë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari) – 6.3%.
Ndër politikanët përkrahje më të madhe gëzon Presidenti Rumen Radev - 51,3%, pas tij është shoumeni Sllavi Trifonov, Kryeministri Bojko Borisov gëzon 20,7%. Miratimi ndaj partisë në pushtet GERB është më i madh nga ai ndaj Bojko Borisovit, deklaroi sociologu Zhivko Kolev para televizionit BTV.Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..