Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një festival graffiti e transformon pamjen e nënkalesës në Stacionin Qendror Hekurudhor në Sofje

Foto: BTA

GRAFF EXPRESS mbërrin në Stacionin Qendror të Sofjes, për të përmbushur me ngjyrë dhe mesazhe hapësirën e qytetit. Në edicionin e parë të art festivalit 8 artistë profesionalë bullgarë do të punojnë në nënkalesën e stacionit hekurudhor mbi një krijim të përbashkët konceptual, i cili e trajton vendin nëntokësor si një udhëkryq të njerëzve dhe të fateve dhe kryeqytetin si një qytet mikpritës multikulturor. Projekti do të dërgojë mesazhin për tolerancë në marrëdhëniet e përbashkëta dhe të bashkëjetesës, që të mund përmes gjuhës së artit Sofja të afirmohet si një qytet i tolerancës. Me të po kështu “do të ikë ndjenja gri”, sepse mbishkrimi modern mural ka forcën të frymëzojë për një jetë të re dhe bukuri, besojnë organizatorët e festivalit. Rezultati i transformimit krijues në një sipërfaqe prej  300 metrave katrorë të nënkalesës e cila lidh stacionin e autobusit dhe metronë, do të transmetohet live më 13 gusht.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD