Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Gega dhe “Manastiri përrallor me djajtë“ në malin Ograzhden

Mali Ograzhden shtrihet në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë dhe kalon në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ndodhet pjesa më e lart e tij. Dhjetëvjeçarë të tërë me radhë kjo krahinë ka qenë një zonë e izoluar kufitare, që është një shkak i shkëlqyer që njeriu të njihet me mëhallët e vjetra prej guri, me kishat të cilat nuk i nënshtrohen kohës dhe të mund të shijojë pamjet e bukura natyrore.

Fshati Gega dhe Manastiri Çurillovski

Një vend i tillë është fshati Gega. Ai është i vendosur në jo më pak se 10 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut. Gega ka se me çfarë të krenohet. Në rrethinat, i vetmuar i strukur në një lartësi, zbardhon një manastir i shkëlqyer. Bëhet fjalë për Manastirin Çurillovski “Shën Gjergji”, i njohur akoma si “Manastiri me djajtë”. Përse Çurillovski? Sepse gjendet në mesin e rrugës midis fshatrave Gega dhe Çurillovo. Por përse me djajtë? Sepse në hyrjen e kishës, si ilustrime nga një përrallë për fëmijët, përpara vështrimit tuaj dalin pamje të qarta të skenave nga Gjyqi i tmerrshëm i fundit. Të krijuara në stilin tipik dhe karakteristik për Rilindjen bullgare, ato janë vepër e një piktori të panjohur. Ideja ka qenë që ato të kenë një ndikim të theksuar moral dhe mësimor mbi laikët.


Histori për djajtë dhe mëkatarët

Mbishkrimet murale ju tregojnë për rastet e rënies në mëkate dhe të shkeljes së 10 urdhërimeve të Zotit, si dhe për “sanksionet” dhe torturat, të cilave do t’ju nënshtrojë djalli, në qoftë se keni bërë mëkate. Kështu për shembull, mullisi i cili gënjen, Dinaku i lidh një gur mulliri në qafë, që t’i rëndojë  dhe vazhdimisht t’i kujtojë  për fajin. Mëkatarët, të cilët nuk janë penduar, janë të lidhur me zinxhirë dhe shpien në gojën pa fund të një përbindëshi-dragua. Është paraqitur profeti Isaja, i cili ka shpifur shumë për autoritetet. Për ndëshkim e kanë prerë me sharrë e kështu me radhë...


Kisha prej guri dhe shkolla fetare

Kisha e Manastirit Çurillovski përbën një godinë masive prej guri. Ajo është me 3 nefe dhe dallohet me punimet e veta të shkëlqyera me dru  dhe kolonat e pikturuara në ngjyra të theksuara. Në katin e dytë është reparti i grave. Është montuar një parapet i posaçëm, nëpërmjet të cilit vajzat nuk kanë mundur të shikojnë, që të vërejnë pjesën e meshkujve poshtë. Ideja është e qartë - të mos të ketë shkaqe për tundime në tempullin e Zotit. Këtu do të vëreni këtë imazh të venitur - një grua e re e shikon veten në pasqyrë. Dhe a mund të njihni se kush ja mban pasqyrën - Djalli, kuptohet! Në të kaluarën mbishkrimi mural  ka qenë i shoqëruar me një mbishkrim dënues, në të cilin është thënë: “Një vajzë e cila shumë krekoset dhe zbukurohet - djalli i mban pasqyrën.”


Çfarë dimë për të kaluarën e manastirit

Nuk ka të dhëna të shumta për historinë e manastirit. Supozohet se ndërtimi i tij ka filluar diku aty gjatë vitit 1848, në vendin e një kishe shumë të vjetër ortodokse. Në të është hapur dhe shkollë kishtare në të cilën kanë mësuar fëmijët nga fshatrat e afërta. Dhe një hollësi kureshtare- mësuesi i parë në shkollë ka qenë Stojan Gëllëbov, i dërguar me shpenzime të fshatit deri në Stamboll , me idenë të marrë një arsim me cilësi dhe t’u transmetojë dijet e tij nxënësve në Gega. Në ditët e sotme shkolla është e meremetuar, bashkë me kishën dhe me kambanoren e bukur, e cila ngre shtat në një afërsi të madhe. Prej saj hapet një pamje përrallore ndaj malit Ograzhden dhe majat e malit Bellasica.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD