Mali Pirin me faqet e tij të larmishme në çdo stinë që prej kohe e ka kthyer Bansko në një vendpushim tërheqës. Përderisa bjeshkët e tij janë të mbuluara me dëborë në pistat garojnë skiatorë të njohur, ndërsa adhuruesit e sporteve të bardha rrëshqasin nëpër terrenet e mirëmbajtura.
Me ardhjen e pranverës, kur dëbora i lë vend gjelbërimit bjeshkët malor shndërrohen në një vend të mrekullueshëm për shëtitje turistike.
Krahas të gjitha këtyre përparësive Bansko është një qytet me histori të pasur për të cilën dëshmojnë arkitektura e vjetër dhe traditat e ruajtura. Këtu lindën rilindësit popullorë Pajisij Hilendarski, Neofit Rillski, Nikolla Vapcarov...
Sot megjithë epideminë e Covid-19 pushimorja prapë është e hapur për turistë. Kalendari veror u zgjerua me festivale të reja dhe me veprimtari të larmishme kulturore. Hotelet dhe restorantet kanë shenjën e sigurisë ripohuar nga Inspektimi Regjional Shëndetësor.
Më shumë fakte interesante për historinë dhe kulturën e qytetit Bansko mund të lexoni në materialin “Qyteti Bansko – magjia e së kaluarës”.
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..