Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Të dhënat janë për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%.
Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative.
70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse..
Jam i sigurt se raportet e konvergjencës për Bullgarinë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane do të mirëpriten nga të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës. Këtë e deklaroi një burim nga BE për korrespondenten e Radios Kombëtare Bullgare në..