Këtë mëngjes protestuesit shpallën se kanë liruar vullnetarisht një prej udhëkryqeve kryesore të bllokuara prej tyre në Sofje – tek godina e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “E lirojmë udhëkryqin që të mund të udhëtojnë më lehtë bashkëqytetarët tanë. E zhvendosim këtë kamp para Këshillit të Ministrave, sepse presim që Bojko Borisov të marrë një vendim të rëndësishëm. Dua që ta inkurajojmë për të marrë vendimin e drejtë dhe ai është “dorëheqje”, deklaroi para BNR-së një pjesëmarrës në protestat antiqeveritare.
Dje në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov publikoi një fotografi me nipërit e vet, ku shkroi: “Shtëpia është atje, ku ata buzëqeshin. Gjithmonë është mirë të flasësh me një fëmijë, vendimet më të mira vijnë nga ata!”
Dita e djeshme e 32 e protestave në Sofje mbaroi me një demonstratë me pishtarë në bulevardin kryesor “Carigradsko Shose”. Protestuesit shkruan me pishtarët e tyre “Dorëheqje”.Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të..