Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. Gjatë vizitës së tij në rajonet e prekura nga zjarri drejt kufirit me Turqinë Borisov nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse do të japë dorëheqje, por deklaroi: “Edhe unë e dua dorëheqjen e Radevit. Çdonjëri kërkon dorëheqjen e dikujt. Prandaj është shkruar në Kushtetutë – zhvillohen zgjedhje, atje paraqiten partitë politike dhe ato në bazë të rezultatit të arritur formojnë qeveri me vete, ose në koalicion. Në qoftë se nuk arrijnë të formojnë qeveri i jepet mundësi partisë së dytë, në qoftë se edhe ajo nuk ia del i jepet shans partisë së tretë” – njoftoi programi “Horizont” i BNR-së.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..