Në sfondin e protestave që po vazhdojnë në vend dhe jashtë shtetit me qëllim dorëheqjen e qeverisë në krye me kryeministrin Bojko Borisov dhe të kryeprokurorit Ivan Geshev disa shohin fillimin e retorikës zgjedhore. Çfarë po ndodh në hapësirën shoqërore dhe politike në Bullgari? Kjo është një çështje, me të cilën merren analistët tashmë 34 ditë.
Ne jemi dëshmitarë të një beteje për pushtet në formën e saj më të pastër - është kategorik antropologu social Harallan Aleksandrov.
Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar ai sqaroi se, “ky është një proces, tek i cili një grup qytetarësh është i fuqizuar nga vetvetja dhe vendos rregulla të ndryshme në një pjesë nga territori, duke pezulluar fuqinë e institucioneve, respektivisht dhe të qeverisë. Kjo duket jonormale, jashtë rregullave dhe shqetëson një pjesë të madhe të njerëzve, por në të njëjtën kohë është një kthim drejt normalitetit. Sepse për një periudhë të gjatë kohe ne jetonim në një regjim të një lirie të pezulluar për shkak të krizës me epideminë dhe karantinën. Tani lavjerrësi shkon në skajin tjetër dhe pavarësisht nga bazat, motivet dhe tregimet ideologjike të kësaj nisme, ky është një synim drejt gjendjes më të natyrshme njerëzore - lufta për pushtet dhe prestigj. Prandaj dhe tani që të gjithë jemi përqendruar te bërthama e protestës - Orllov Most /Ura e Shqiponjave/, që të shikojmë “sundimtarët e rinj”, këta, të cilët janë gati të shkojnë përtej komfortit të jetesës me frikën. Dhe në qoftë se marrim parasysh përkufizimin se, pushteti është ajo fuqi e cila është e aftë t’i detyrojë të tjerët të jenë në përputhje me vullnetin tënd, këta njerëz në të vërtetë na detyruan që të pajtohemi me ta. Ata qëndruan në qendër të interesit shoqëror dhe në këtë kuptim ata fitojnë çdo ditë. Është me një rëndësi të madhe që të thuhet se në një “vlim” të ngjashëm revolucionar e kaluara dhe e ardhmja nuk janë të rëndësishme. Ja përse “ Ç 'pritet më tej? Është një pyetje e ndaluar, thotë antropologu social.
Sociologu Andrej Rajçev kërkon përgjigjen e pyetjes “Por çfarë po bëhet?” në mungesën e kufijve të qartë të përcaktuar në hapësirën politike.
“Në Bullgari për një periudhë të gjatë kohe nuk kishte një dallim midis qendrës dhe së djathtës. Bojko Borisovi si lider i partisë GERB, e cila është një parti centriste, drejtonte dhe në hapësirën e djathtë.Ajo të cilën ne po e shikojmë tani, është ndërtimi i një të djathte të re. Çështja është sesa e madhe është kjo e djathtë e re, e cila kuptohet është për llogari të Borisovit. Padyshim që ata do të legjitimohen në zgjedhjet e ardhshme dhe do të jenë rreth 10%, dhe zor se më shumë se mbi 20% të votave”-prognozon sociologu në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Ne tanimë jemi në përgatitje për zgjedhje, pavarësisht nëse do të jenë të parakohshme apo jo, mendon politologjia Tatjana Buruxhieva.
Një dorëheqje eventuale e kryeministrit Bojko Borisov nuk do të thotë me patjetër një ndryshim të sistemit politik, komenton ajo në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Dhe pavarësisht se protestuesit parashikuan një fitore, pasi gjatë ditëve të pushimit kryeministri shpalli në rrjetin social se, do të duhet të marrë vendime, deri në të tilla nuk u arrit. Diçka më shumë, derisa inspektonte shuarjen e zjarreve në malin Sakar gjatë ditës së hënë, Bojko Borisovi kërkoi dorëheqjen e presidentit. “Dhe unë dua dorëheqjen e presidentit Radev...Secili do dorëheqjen e ndokujt”, tha kryeministri dhe rikujtoi se, sipas Kushtetutës pushteti merret pas zhvillimit të zgjedhjeve.
Në kampin e protestuesve, kërkesa për zgjedhje përpara afatit nuk është e përcaktuar qartë. Të pakënaqurit i fokusojnë mesazhet e tyre ndaj ditës së sotme, ndaj momentit. Si do të realizohet ndryshimi, a mundet një qeveri eventuale teknike të zgjidhë konfliktin midis institucioneve dhe protestuesve në Bullgari? Përgjigja nuk është e qartë. E vetmja gjë e sigurt është se, duhet të krijohet një emocion, i cili të mund t’i çojë zgjedhësit deri tek kutitë e votimit, që të zvogëlohet forca e votës së blerë dhe të mund të garantohet një drejtim i legjitimuar i vendit.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BNR-arkiv
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..