Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat dhe përgatitja për zgjedhje – një kombinim 2 në 1

Foto: BGNES

Në sfondin e protestave që po vazhdojnë në vend dhe jashtë shtetit me qëllim dorëheqjen e qeverisë në krye me kryeministrin Bojko Borisov dhe të kryeprokurorit Ivan Geshev disa shohin fillimin e retorikës zgjedhore. Çfarë po ndodh në hapësirën shoqërore dhe politike në Bullgari? Kjo është një çështje, me të cilën merren analistët tashmë 34 ditë.

Ne jemi dëshmitarë të një beteje për pushtet në formën e saj më të pastër - është kategorik antropologu social Harallan Aleksandrov.

Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar ai sqaroi se, “ky është një proces, tek i cili një grup qytetarësh është i fuqizuar nga vetvetja dhe vendos rregulla të ndryshme në një pjesë nga territori, duke pezulluar fuqinë e institucioneve, respektivisht dhe të qeverisë. Kjo duket jonormale, jashtë rregullave dhe shqetëson një pjesë të madhe të njerëzve, por në të njëjtën kohë është një kthim drejt normalitetit. Sepse për një periudhë të gjatë kohe ne jetonim në një regjim të një lirie të pezulluar për shkak të krizës me epideminë dhe karantinën. Tani lavjerrësi shkon në skajin tjetër dhe pavarësisht  nga bazat, motivet dhe tregimet ideologjike të kësaj nisme, ky është një synim drejt gjendjes më të natyrshme njerëzore - lufta për pushtet dhe prestigj. Prandaj dhe tani që të gjithë jemi përqendruar te bërthama e protestës - Orllov Most /Ura e Shqiponjave/, që të shikojmë “sundimtarët e rinj”, këta, të cilët janë gati të shkojnë përtej komfortit të jetesës me frikën. Dhe në qoftë se marrim parasysh përkufizimin se, pushteti është ajo fuqi e cila është e aftë t’i detyrojë të tjerët të jenë në përputhje me vullnetin tënd, këta njerëz në të vërtetë na detyruan që të pajtohemi me ta. Ata qëndruan në qendër të interesit shoqëror dhe në këtë kuptim ata fitojnë çdo ditë. Është me një rëndësi të madhe që të thuhet se në një “vlim” të ngjashëm revolucionar e kaluara dhe e ardhmja nuk janë të rëndësishme. Ja përse “ Ç 'pritet më tej? Është një pyetje e ndaluar, thotë antropologu social.

Sociologu Andrej Rajçev kërkon përgjigjen e pyetjes “Por çfarë po bëhet?” në mungesën e kufijve të qartë të përcaktuar në hapësirën politike.

 “Në Bullgari për një periudhë të gjatë kohe nuk kishte një dallim  midis qendrës dhe së djathtës. Bojko Borisovi si lider i partisë GERB, e cila është një parti centriste, drejtonte dhe në hapësirën e djathtë.Ajo të cilën ne po e shikojmë tani, është ndërtimi i një të djathte të re. Çështja është sesa e madhe është kjo e djathtë e re, e cila kuptohet është për llogari të Borisovit. Padyshim që ata do të legjitimohen në zgjedhjet e ardhshme dhe do të jenë rreth 10%, dhe zor se më shumë se mbi 20% të votave”-prognozon sociologu në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.

Ne tanimë jemi në përgatitje për zgjedhje, pavarësisht nëse do të jenë të parakohshme apo jo, mendon politologjia Tatjana Buruxhieva.

Një dorëheqje eventuale e kryeministrit Bojko Borisov  nuk do të thotë me patjetër një ndryshim të sistemit politik, komenton ajo në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.

Dhe pavarësisht se protestuesit parashikuan një fitore, pasi gjatë ditëve të pushimit kryeministri shpalli në rrjetin social se, do të duhet të marrë vendime, deri në të tilla nuk u arrit. Diçka më shumë, derisa inspektonte shuarjen e zjarreve në malin Sakar gjatë ditës së hënë, Bojko Borisovi kërkoi dorëheqjen e presidentit. “Dhe unë dua dorëheqjen e presidentit Radev...Secili do dorëheqjen e ndokujt”, tha kryeministri dhe rikujtoi se, sipas Kushtetutës pushteti merret pas zhvillimit të zgjedhjeve.

Në kampin e protestuesve, kërkesa për zgjedhje përpara afatit nuk është e përcaktuar qartë. Të pakënaqurit i fokusojnë mesazhet e tyre ndaj ditës së sotme, ndaj momentit. Si do të realizohet ndryshimi, a mundet një qeveri eventuale teknike të zgjidhë konfliktin midis institucioneve dhe protestuesve në Bullgari? Përgjigja nuk është e qartë. E vetmja gjë e sigurt është se, duhet të krijohet një emocion, i cili të mund t’i çojë zgjedhësit deri tek kutitë e votimit, që të zvogëlohet forca e votës së blerë dhe të mund të garantohet një drejtim i legjitimuar i vendit.  

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD