Kryeministri Bojko Borisov shpalli se ka marrë vendime “të rënda”. Ai e tha këtë gjatë vizitës së tij në ndërtimin e autostradës “Evropa”. Kryeministri nuk saktësoi se çfarë janë këto vendime, por nënvizoi se do të shpallen së shpejti. “Marrja e vendimeve të rënda është me rëndësi. Unë i kam marrë vendimet e mia”, deklaroi Borisov në një video të transmetuar live në faqen e tij personale në Facebook.
Kryeministri i bëri këto deklarata në sfondin e protestave antiqeveritare në vazhdim me bllokada në udhëkryqet kryesore në Sofje dhe Varna, bëri të ditur reporterja e BNR-së Mira Stefanova.Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..
Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...