Në moshën 87 vjeç vdiq trajneri i madh i basketbollit bullgar Ivan Kolev, njoftoi Federata e Basketbollit. Në qytetin e tij të lindjes Botevgrad Ivan Kolev arriti ta shndërrojë basketbollin nga një lojë për dëfrim në një spektakël të vërtetë sportiv.
Në vitin 1970 ai fitoi Kupën e Bullgarisë me skuadrën e Ballkanit. Katër vjet më vonë – në vitin 1974 për herë të parë e “eksportoi” titullin e kampionit jashtë Sofjes. Në vazhdim të disa viteve Ivan Kolev ishte trajner i kombëtares së basketbollit për meshkuj në Bullgari, me të cilët arriti të fitojë medaljet e bronzta në Kupën Botërore në Kolumbi.Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..