Sofja u gdhi prapë me tri udhëkryqe të bllokuara pasi gjatë natës pjesëmarrësit e protestave antiqeveritare prapë bllokuan kryqëzimin para Universitetit të Sofjes. Mbeten kampet me tenda në Urën e Shqiponjave dhe para Këshillit të Ministrave. Më 10 gusht protestuesit siç deklaruan “në shenje të vullnetit të mirë ndaj shtetasve të tjerë” çliruan udhëkryqin para Universitetit të Sofjes. Në orën 10 nga sheshi para tempullit monument “Aleksandër Nevski” në qendrën e Sofjes do të nisë një protestë me vetura me kërkesë për dorëheqje të qeverisë. Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër autostradën “Trakija” deri në qytetin Pazarxhik dhe do të kthehen. Organizator është Lëvizja “Së bashku”. Një protestë tjetër organizon Partia MIR para godinës së Këshillit të Ministrave me kërkesë për votim elektronik në zgjedhjet parlamentare. Vazhdojnë protestat dhe bllokimi i udhëkryqit para bashkisë së qytetit Varna. Dega turistike u bëri apel protestuesve të mos bllokojnë bulevarde në kulmin e stinës turistike. Në qytetin Bllagoevgrad një skandal u shpërthye pas botimit të një video në rrjetet sociale ku tregohet se si protestuesit ruajnë në godinën e bashkisë teknikën dhe flamujt për protestat, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..