Krahas eksponateve nga ekspozita e vet e përhershme Muzeu Historik Regjional – Sofje hap më 13 gusht pjesën e parë të ekspozitës “Histori midis”, e cila do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Projekti është i fondacionit “Arti – vepra dhe dokumente”, i cili parashikon dy ekspozita me radhë (gusht-shtator, tetor-nëntor).
Në ekspozitën e parë theksi është te dy gra me fate të lidhura me ato të personaliteteve të shquara. Gjatë shtatorit do të përfshihet dhe një tregim për Magdalina Stançevën – arkeologe e njohur nga Sofja, e cila ka bërë shumë zbulime arkeologjike për kryeqytetin.
Në ekspozitën tjetër janë përfshirë vepra të artistëve bashkëkohorë kushtuar aspekteve të ndryshme të historisë së Sofjes. Një pjesë prej tyre kanë punuar mbi projekte të lidhura me periudhën pas vitit 1944.Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..