Përgjithësisht 186 nxënës do të frekuentojnë Gjimnazin në Bosilegrad /në Republikën e Serbisë/ gjatë vitit të ri shkollor. Kjo është shkolla e vetme e mesme në këtë qytet ku jetojnë bullgarë etnikë. Përpara 6-7 vjetëve në shkollë u hap një klasë e specializuar për mësim të zgjeruar të gjuhës bullgare. Gjatë çdo një viti të ri shkollor, në të regjistrohen rreth 10-12 nxënës, të cilët shkojnë në klasën e 9. Për këtë vit shkollor numri i tyre është 11, por tendenca është që pas një viti klasa të pakësohet për shkak të krizës demografike, e cila prek dhe rajonin e Bosilegradit - tha drejtori i gjimnazit Vlladimir Grigorov. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai sqaroi se, aktualisht në godinën e shkollës po rrjedh një remont i madh, i cili duhet të përfundojë deri më 1 javë. Në këtë mënyrë shkolla do të jetë gati për fillimin e vitit shkollor, i cili në Serbinë fqinje fillon më 1 shtator. “Në këtë moment ne po realizojmë një projekt me Republikën e Bullgarisë për ndërrimin e dritareve, ai quhet “Gjimnazi Evropian “ dhe është me vlerë 53 mijë euro”- saktësoi drejtori Vlladimir Grigorov:
“Dritaret dhe dyert e klasave do të ndërrohen krejtësisht. Shpresoj që deri më 1 shtator çdo gjë të jetë spastruar, e dezinfektuar dhe të jetë gati për kushtet , në të cilat do të punojmë, të jemi të përgatitur. Kemi një ndihmë nga Bullgaria. I jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, i cili vitin e kaluar na siguroi hyrje në platformën ”Unë mësoj”. Shpresojmë dhe sivjet të mund ta përdorim. Një pjesë nga arsimimi përsëri do të bëhet në distancë. Fëmijët do t’i marrin mësimet e veta nga shtëpia. Kjo platformë na ndihmoi shumë vitin e kaluar. Kemi pajisjen e domosdoshme për punë në distancë, të cilën e fituam gjatë viteve të fundit - laptop, internet. Pedagogët, përveç në platformat e veta, korrespondonin me nxënësit përmes kanaleve të ndryshme për komunikim. Disi e kaluam periudhën nga marsi deri në qershor. Tani, që nga 1 shtatori, do të duhet të fillojmë një punë të kombinuar. Të tilla janë kushtet - do të duhet t’i ndajmë fëmijët në dy grupe. Një grup do të vijë një javë në shkollë, kurse grupi tjetër - gjatë javës tjetër. Kur nuk janë në shkollë, nxënësit do të jenë online në internet, për mësim në distancë nga shtëpia. Në këtë mënyrë në shkollë do të jenë vetëm gjysma e fëmijëve dhe ata do të jenë 15-16 nxënës në dhomë”.
Në shkollën e Bosilegradit mësimi është krejtësisht në gjuhën bullgare, por në klasat e specializuara bullgare, gjuhës së nënës i janë kushtuar nga 4 orë në javë, derisa në të ashtuquajturat klasa serbe, e njëjta kohë është ndarë për mësimin e gjuhës serbe. Sivjet në klasën e 9 në gjimnaz janë regjistruar përgjithësisht 47 nxënës - 36 me mësim në gjuhën serbe kurse 11 të tjerët në klasën e mësimit të gjuhës bullgare. “Mbi 90% nga nxënësit të cilët kanë mbaruar Gjimnazin në Bosilegrad sivjet janë regjistruar në shkolla të ndryshme të larta në Bullgari, dhe mbase ky është interesi më i madh i cili i detyron fëmijët të mësojnë gjuhën bullgare në shkollë” - thotë Vlladimir Grigorov:
“Dëshira më e madhe vjen nga fakti se, shumica, pas përfundimit të gjimnazit, regjistrohen në universitetet në Bullgari. Por, jo që të gjithë fëmijët janë të interesuar. Më shpesh kemi nga 10-15 fëmijë për një klasë dhe të tjerët mësojnë serbisht, por dhe ata pas kësaj vazhdojnë të mësojnë në Bullgari”.
Drejtori i Gjimnazit në Bosilegrad shpreson për ndihmën tjetër shtesë mbi projektet e përbashkëta me Bullgarinë, meqenëse zgjidhja e problemeve të tjera lidhur me bazën materiale nuk durojnë shtyrje. Sistemi i kanalizimit është i vjetërsuar, kudo ka lagështi dhe ka një nevojë të ngutshme për ndërrim. Kati përdhes i shkollës është i ndërtuar përpara afro 80 vjetëve, kurse kati i dytë dhe i tretë janë të mbindërtuar gjatë vitit 2001, por që atëherë deri më sot remonte nuk janë bërë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: gimnazija.bosilegrad.rs dhe Kirill Fallin, BNR105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..