Streha më e mirë nga nxehtësia e verës në zonën e qytetit Smoljan është rezervati “Soskovçeto”, i cili dallohet me larminë e florës dhe të faunës së vet. Por, turistët vijnë këtu më tepër për shkak të gjelbërimit dhe të njërës prej eko-shtigjeve më të bukura në Bullgari, e njohur akoma si “Kanioni i ujëvarave”.
Itinerari kalon përmes një serie ujëvarash dhe është i përshtatur me ura prej druri, shkallë dhe kopshte, të cilat janë të fshehura nën hijen e pemëve bredhore. Shtegu ekologjik kalon përmes të gjithë rezervatit “Soskovçeto”, duke i shpënë turistët deri tek skajet dhe qoshet e veta më të brendshme, duke hapur peizazhe nga të cilat mund t’i pushojë zemra njeriut.
Natyrisht që, më spektakolare janë 46 ujëvarat e rezervatit. Më mbresëlënësi është me lartësi mbi 70 metra. Është quajtur Orfe për shkak të asociacionit i cili bëhet ndërmjet rrjedhave të ujit që kalon poshtë shkallës dhe vargjeve të lirës legjendare të Orfeut.
Realizoni një udhëtim veror në Rodopet nëpër rezervatin “Soskovçeto” përmes publikimit nga koleksioni i Radio Bullgarisë këtu.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..