Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..
Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..
Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..