Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Fitch” ripohoi vlerësimin afatgjatë të kreditit të vendit tonë në valutë të huaj dhe në valutë vendase ‘BBB’me perspektivë stabile, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Financave. Vlerësimi është përkrahur nga bilancet e qëndrueshme të jashtme dhe fiskale, si dhe nga korniza e mirë e politikës e përkrahur nga anëtarësia në Bashkimin Evropian dhe nga funksionimi i bordit valutor në vazhdim të një periudhe të gjatë kohore.
Faktorët, të cilët e kufizojnë vlerësimin, janë si nivelet më të ulëta të të ardhurave në krahasim me shtete të tjera me vlerësimin e njëjtë, si dhe faktorët e pafavorshëm demografikë, të cilët mund të kufizojnë rritjen dhe të ushtrojnë presion mbi financat shtetërore në plan afatgjatë.
Sipas “Fitch” aderimi i Bullgarisë në ERM II dhe në Bashkimin Bankar gjatë korrikut të 2020-ës është një arritje e rëndësishme. Bullgaria mund të aplikojë euron jo më herët se janari i 2024-ës, prognozon agjencia.
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...