Në mëngjesin e 47 të protestës të qytetarëve me kërkesë për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit do të vendosin lule para godinës së administratës së rrethit të Sofjes. Shkasi është publikimi në Facebook i prefektit Ilian Todoroiv me fjalë ofenduese ndaj pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare. Në kryeqytet mbeten të mbyllura tri udhëkryqe kryesore – në Orllov Most, pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave.
Dje dita e 46 e protestave kaloi qetë në Sofje. Demonstruesit kaluan nga sheshi “Nezavisimost” pranë kampit të çadrave në udhëkryqin e Orllov Mostit. Ata realizuan një video-lidhje me pjesëmarrësit në protestat në Varna. Për të gjashtën mbrëmje me radhë u mbajt edhe një kontra-protestë kundër bllokimit të rrugëve kryesore në kryeqytet.
Në fundjavë u zhvilluan protesta edhe në qytete të tjera të vendit dhe të bullgarëve në shtete të ndryshme të botës – në SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Gjermani, Belgjikë, Çeki, Spanjë, Venet e Ulëta etj.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..