Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi parathonë fundin e epokës së Gjukanoviçit

Në kushtet e një krize të mprehtë ekonomike më 30 gusht në Malin e Zi janë thirrur zgjedhje parlamentare. Pjesëmarrje e pritshme e votuesve është 70%. Sipas sociologëve Partia Demokratike e socialistëve e presidentit Millo Xhukanoviç, parti kjo e cila drejton vendin prej 30 vjetëve, do të marrë deri më 35% nga vota. Të dyja partitë opozitare - Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, do të kenë përkatësisht 25% dhe 15% nga buletinet. Qeverisja ka të ngjarë të varet nga përfaqësimi i të dyja partive etnike - shqiptare dhe boshnjake. Serbët janë mbi 30% nga popullsia në Malin e Zi dhe janë të pakënaqur nga hyrja e vendit në NATO, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.


Greqia po i zgjeron ujërat e veta territoriale në Detin Jon deri më 12 milje

Në sfondin e tensionit të mprehtë me Turqinë  në Mesdheun Lindor, Greqia po i zgjeron ujërat e veta territoriale në Detin Jon nga 6 deri më 12 milje detare, deklaroi kryeministri Kyriakos Micotakis. Kjo ndodhi pasi parlamenti në Athinë ratifikoi marrëveshjet detare të vendit me Italinë dhe Egjiptin, njoftoi “Keep talking Greece”. Micotakis sqaroi se, ministri i punëve të jashtme Nikos Dendias do të shkojë në Tiranë, që të bisedojë me Shqipërinë për demarkacionin e kufijve detare midis dy vendeve fqinje - një projekt, i punuar gjatë disa vjetëve të fundit. Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili u është nënshtruar kritikave se janë të kërcënuara  interesat kombëtare  të vendit, shkroi në Facebook se, ”deti dhe toka nuk jepen si dhurata” dhe se aksioni grek nuk i ndryshon marrëveshjet tanimë të arritura mbi çështjen midis Tiranës dhe Athinës, transmetoi agjencia BGNES.


Nga data 1 shtator në Rumani hapin dyer kinematë, teatrot dhe restorantet

Presidenti rumun Kllaus Johanis njoftoi se, nga data 1 shtator në vend mund të hapin dyer teatrot, kinematë dhe hapësirat e brendshme në restorantet, njoftoi sajti Ziare.com. Ka dy fusha për të cilat është me një rëndësi të madhe të rinovojnë veprimtarinë e vet. “E para, për të cilën ngulmoj shumë është kultura. Teatrot dhe kinematë do të mund të hapin dyer gjatë kushteve speciale për një parrezikshmëri,  me vende të lira midis spektatorëve, me maska”, vuri në dukje Johanis.  Sektori i dytë, i cili vuan  dhe është mirë që të rinovojë veprimtarinë e vet, janë hotelet, restorantet dhe kafenetë. “Koha po ftohet dhe shumë shpejt vendet e hapura do të bëhen të papërdorshme”, shtoi presidenti. Ndalimi do të hiqet një ditë pasi më 31 gusht parlamenti voton mocionin e kërkuar nga opozita të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Ludwig Orban .


Presidenti turk shpreson që të gjejë akoma gaz në Detin e Zi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  pret që Ankaraja të zbulojë më shumë fusha të gazit natyror në Detin e Zi. Depozitat tanimë të zbuluara janë një pjesë nga një burim më i madh. “Lajme të mira vazhdojnë të vijnë. Aty nuk mund të ketë vetëm një burim”, mendon lideri turk. Më 21 gusht Erdogani shpalli zyrtarisht se, Turqia ka gjetur në Det të Zi, në afërsi të vendit afër bashkimit të zonave të veçanta ekonomike turke, bullgare dhe rumune, depozita të mëdha të gazit natyror. Deri në vitin 2023 autoritetet presin të fillojnë furnizime  të tregut të brendshëm. Sipas fjalëve të Erdoganit vëllimi i depozitës është 320 miliardë metra kubike, të cilat vlerësohen në 65 miliardë dollarë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ekspertët e pritën në mënyrë skeptike lajmin sepse British Petroleum и Exxon mobil tanimë kanë studiuar rajonin për gaz dhe nuk kanë zbuluar asgjë premtuese aty.  


Festa më e re e përgjithshme serbe do të lavdërojë depërtimin tek Dobro Pole

Udhëheqjet e Serbisë dhe të Republikës Boshnjake Srëbska u morën vesh  të prezantojnë një festë të re pan-serbe, e cila të bashkojë që të gjithë serbët nëpër botë. Dita e Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar  do të festohet më 15 shtator, në përvjetorin nga depërtimi në frontin e Selanikut gjatë vitit 1918, deklaroi presidenti  serb Aleksandër Vuçiç pas takimit të tij me anëtarin serb të Presidencës Boshnjake Milorad Dodik. “Festa do të festohet në të gjitha bashkësitë serbe në të gjithë botën, që të mund të tregojmë se i përkasim një populli dhe gëzohemi për fitimet tona dhe vuajmë për fatkeqësitë e përbashkëta”, tha Vuçiç , i cituar nga televizioni shtetëror serb. Më 15 shtator 1918 trupat e Antantës përçajnë frontin bullgar tek Dobro Pole, kurse ushtritë serbe përsëri pushtojnë Maqedoninë.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD
Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD
Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD