Tempulli katolik-eshtërore “Shën Mëria – Nëna e Kishës” mori një dhuratë të konsiderueshme prej 3000 eurosh për përfundimin e ndërtimit, bëri të ditur drejtoresha e Muzeut vendas Historik Anita Komitska. Dhurata është grumbulluar nga përfaqësues të fiseve të vjetra të Çiprovos, të cilat janë vendosur pas Kryengritjes së Çiprovos në vitin 1688 në Vinga të krahinës së Banatit, e cila sot ndodhet në Rumani. Shuma është siguruar nga Francis Draginov, Nikolla Begov dhe Francisk Fermenxhin.
Në tempull do të vendosen lipsanat e kryepeshkopit Petër Bogdan, peshkopit Ilija Marinov dhe të murgjve franciskanë, të cilët kanë kontribuuar për lulëzimin shpirtëror të Kiprovecit të vjetër gjatë shekullit të 17.
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..