Situata para godinës së re të Kuvendit Popullor ku para dite u zhvillua një protestë antiqeveritare nën moton “Kryengritja e madhe popullore” në momentin e tanishëm është e qetë. Pritet që protestuesit të kthehen për protestën e mbrëmjes, njofton BNR.
Disa prej protestuesve u arrestuan për shkak të mbajtjes së sendeve të paligjshme, për marrjen e atributeve policore, për ngjitjen mbi automobilat policore, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Si rezultat i përplasjeve para parlamentit 45 veta u dëmtuan dhe kërkuan ndihmë urgjente mjekësore ndërsa 6 veta u hospitalizuan njoftuan nga Urgjenca. Ata u dëmtuan nga gaz, sende të hedhura etj. Ndër të dëmtuarit ka policë, protestues, gazetarë.
Këshilli i Mediave Elektronike përhapi një deklaratë në të cilën dënon çdo dunë e cila shkel të drejtat dhe liritë njerëzore. Ndër të tjerët theksohet se: “Demokracia është dialog, jo luftë. Dhuna nuk është argument por pafuqi para fjalës së lirë”.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..