Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Media të njohura izraelite popullarizojnë fytyrën e panjohur të turizmit bullgar

Përfaqësues të mediave kryesore në Izrael u përfshinë në popullarizimin e Bullgarisë si një destinacion turistik për qytetarët izraelitë

Foto: bgtourism.bg

Grupi i gazetarëve, i cili ka mbërritur me fluturimin e parë nga seria e fluturimeve çartër të rifilluara në mes të muajit gusht, ka bërë një vizitë-shëtitje nëpër vendet më të shquara në Bullgari, që të mund t’i prezantojë para bashkatdhetarëve të vet.  Itinerari i tyre nëpër Bullgaru e vuri theksin tek vendet, të cilat janë tërheqëse dhe njëkohësisht të ndryshme nga ato të pranishme në udhërrëfyesit tradicional të atraksioneve. Fshati Medovo ka magjepsur përfaqësuesit e mediave izraelite me demonstrimin e zanateve artistike bullgare, kurse Muzeu i Mjaltit në fshat - me sekretet e prodhimit të mjaltit. Prodhimi dhe nxjerrja e mjaltit është një atraksion i cili nuk shikohet shpesh, kurse kur jepet një mundësi dhe për të marrë pjesë në proces, mjalti është edhe më i shijshëm, thanë miqtë.

Natyra e fshatit Erkeç në malin Stara Pllanina me panoramën e vet të shkëlqyer dhe me ajrin e kristaltë është mes kureshtjeve natyrore, të cilat u kanë bërë përshtypje ekipeve të mediave izraelite. U ka pëlqyer qetësia dhe thjeshtësia e jetës si dhe jetesa autentike bullgare. Të huajt kanë qenë të mahnitur dhe nga kështjella “I dashuruar pas ajrit” rreth fshatit Ravadinovo, e ndërtuar në ngjashmëri të një kështjelle të vërtetë mesjetare.

Ndaj momentit fluturimet nga Izraeli deri në Burgas janë nga pesë në javë. Pas 18 shtatorit, kur është Viti i Ri hebre, priten më shumë miq nga Izraeli nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Fluturime të çartërit të programuara deri në qytetin Burgas ka deri më 25 tetor.

Foto:bgtourism.bg, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Sezoni veror u hap në Pamporovo

Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..

botuar më 24-06-28 11.01.PD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD