Grupi i gazetarëve, i cili ka mbërritur me fluturimin e parë nga seria e fluturimeve çartër të rifilluara në mes të muajit gusht, ka bërë një vizitë-shëtitje nëpër vendet më të shquara në Bullgari, që të mund t’i prezantojë para bashkatdhetarëve të vet. Itinerari i tyre nëpër Bullgaru e vuri theksin tek vendet, të cilat janë tërheqëse dhe njëkohësisht të ndryshme nga ato të pranishme në udhërrëfyesit tradicional të atraksioneve. Fshati Medovo ka magjepsur përfaqësuesit e mediave izraelite me demonstrimin e zanateve artistike bullgare, kurse Muzeu i Mjaltit në fshat - me sekretet e prodhimit të mjaltit. Prodhimi dhe nxjerrja e mjaltit është një atraksion i cili nuk shikohet shpesh, kurse kur jepet një mundësi dhe për të marrë pjesë në proces, mjalti është edhe më i shijshëm, thanë miqtë.
Natyra e fshatit Erkeç në malin Stara Pllanina me panoramën e vet të shkëlqyer dhe me ajrin e kristaltë është mes kureshtjeve natyrore, të cilat u kanë bërë përshtypje ekipeve të mediave izraelite. U ka pëlqyer qetësia dhe thjeshtësia e jetës si dhe jetesa autentike bullgare. Të huajt kanë qenë të mahnitur dhe nga kështjella “I dashuruar pas ajrit” rreth fshatit Ravadinovo, e ndërtuar në ngjashmëri të një kështjelle të vërtetë mesjetare.
Ndaj momentit fluturimet nga Izraeli deri në Burgas janë nga pesë në javë. Pas 18 shtatorit, kur është Viti i Ri hebre, priten më shumë miq nga Izraeli nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Fluturime të çartërit të programuara deri në qytetin Burgas ka deri më 25 tetor.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..