“Prova për t’u krijuar një Kushtetutë absurde, por e leverdishme për statukuon, me ndihmën e parave dhe të mburojave policore është një vepër kriminale ndaj së ardhmes së Bullgarisë. Parlamenti përpiqet duke e ndryshuar Kodin Zgjedhor ta bëjë të pakuptimshëm votimin me makina dhe të krijojë mundësi për korruptimin e të gjitha zgjedhjeve të ardhshme”. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kreu i Shtetit Rumen Radev në lidhje me ngjarjet në Bullgari gjatë ditëve të fundit.
“Veprimet e shumicës në pushtet jo vetëm e provokojnë paqen civile, ata e thellojnë krizën dhe e shndërrojnë Bullgarinë në një peng të mbijetesës së vet politike”, vuri në dukje gjithashtu Radev.
Ai dënoi dhunën policore të përdorur kundër protestuesve dhe u bëri apel edhe protestuesve, edhe policisë për të qenë të qetë dhe të mos u përgjigjen provokimeve.
“Protesta është veprimi i vetëm kundër shkeljes së demokracisë”, shënoi gjithashtu Radev. Është detyrë e çdo një qytetari për t’i thënë “jo dhunës, represioneve dhe paligjshmërisë”, nënvizoi Presidenti Radev dhe nguli këmbë për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si rrugëdalja e vetme nga kriza.Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..