Ditën e 58 të protestave në Sofje lëvizja BOEC organizon para Pallatit Gjyqësor nga ora 13.00 një aksion për dhënie sinjalesh kundër personave dhe institucioneve që e kanë fajin për përleshjet gjatë protestës më 2 shtator, të ashtuquajturën “Kryengritje e Madhe Popullore”. Organizatorët deklarojnë se fillojnë të parashtrojnë ankesa kundër veprimeve të MPB-së, ndërsa çdo një qytetar, i cili dëshiron, mund të vijë dhe të parashtrojë ankesë në Prokurori, transmetoi BNR.
“Sot do të shëtitim në mënyrë simbolike deri në Orllov Most, nesër i ngremë barrikadat përsëri. Këtë e premtoi ditën e 57 në mbrëmje një prej liderëve të protestuesve Nikollaj Haxhigenov.
Dita e punës në Sofje filloi pa udhëkryqe të bllokuara, bëri të ditur BNR.Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..