Skuadra e Bullgarisë filloi me rezultat baras në grupin e katërt të Ligës B nga turneu i UEFA-s – Lidhja e Kombeve. Ndeshja e bullgarëve me skuadrën e Irlandës mbaroi 1:1. Mikpritësit në Sofje realizuan gol në minutën e 56, por mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 93 të vazhdimit të lojës.
Pas tri ditësh kombëtarja bullgare do të jetë në Uels për ndeshjen e saj të dytë, e cila është e fundit para ndeshjes kthyese me Hungarinë, ndeshje kjo që do të jetë vendimtarja.Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..