Skuadra e Bullgarisë filloi me rezultat baras në grupin e katërt të Ligës B nga turneu i UEFA-s – Lidhja e Kombeve. Ndeshja e bullgarëve me skuadrën e Irlandës mbaroi 1:1. Mikpritësit në Sofje realizuan gol në minutën e 56, por mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 93 të vazhdimit të lojës.
Pas tri ditësh kombëtarja bullgare do të jetë në Uels për ndeshjen e saj të dytë, e cila është e fundit para ndeshjes kthyese me Hungarinë, ndeshje kjo që do të jetë vendimtarja.Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...