Në një takim me shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Kryedrejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit dhe me kryesekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Presidenti Rumen Radev u bëri apel institucioneve përgjegjëse për të punuar në një bashkëpunim më të ngushtë që të garantohet siguria e qytetarëve gjatë protestave.
Radev deklaroi se protestat e bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit dhe rritja e tensionit vendosin në qendër të vëmendjes punën e shërbimeve të sigurisë.
“Shoqëria pret përgjigje të pyetjeve se pse shëndeti dhe jeta e policëve ishin rrezikuar për shkak të veprimeve të provokatorëve dhe a ka informacion se cilët janë këta persona? Pse organet e rendit publik silleshin në mënyrë brutale me njerëz që nuk kanë aspak lidhje me provokatorët?” – vuri në dukje Radev.
Kryesekretari i MPB-së Ivajllo Ivanov deklaroi se veprimet e policëve ishin planifikuar në mënyrë perfektë. “Mendoj se në të gjitha veprimet tona gjatë këtyre 50 e ca ditëve të protestave policët treguan se janë të paanshëm.”Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..