Në një takim me shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Kryedrejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit dhe me kryesekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Presidenti Rumen Radev u bëri apel institucioneve përgjegjëse për të punuar në një bashkëpunim më të ngushtë që të garantohet siguria e qytetarëve gjatë protestave.
Radev deklaroi se protestat e bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit dhe rritja e tensionit vendosin në qendër të vëmendjes punën e shërbimeve të sigurisë.
“Shoqëria pret përgjigje të pyetjeve se pse shëndeti dhe jeta e policëve ishin rrezikuar për shkak të veprimeve të provokatorëve dhe a ka informacion se cilët janë këta persona? Pse organet e rendit publik silleshin në mënyrë brutale me njerëz që nuk kanë aspak lidhje me provokatorët?” – vuri në dukje Radev.
Kryesekretari i MPB-së Ivajllo Ivanov deklaroi se veprimet e policëve ishin planifikuar në mënyrë perfektë. “Mendoj se në të gjitha veprimet tona gjatë këtyre 50 e ca ditëve të protestave policët treguan se janë të paanshëm.”Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të..