Me emrin “Ne nuk kemi frikë” për 63-ën mbrëmje me radhë në qendër të Sofjes u mblodhën protestues kundër qeverisë dhe kryeprokurorit.
Një ditë para “Kryengritjes së dytë të Madhe Popullore”, të planifikuar për 10 shtatorin, e ashtuquajtura “trio e helmuar”, e cila koordinon aktivitetet antiqeveritare, bëri të ditur se tashmë ka edhe vullnetarë ndërkombëtarë, të cilët janë gati të vijnë dhe të protestojnë kundër qeverisë bullgare, transmetoi BNR.
Ndërkaq, policia njoftoi se do të vendosë pika kontrolli për parandalimin e përdorimit të sendeve dhe teknikës së rrezikshme piroteknike. Qëllimi është që të mos përsëriten provokimet nga 2 shtatori, kur u arrit deri tek përleshje mes provokatorëve dhe forcave të rendit publik.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..