Dhe gjatë muajit shtator, pikët tona kufitare me Rumaninë vazhdojnë të jenë të ngarkuara në momente të caktuara nga dita. Turistët nga fqinja jonë veriore janë disa nga më të priturit nëpër bregdetin verior bullgar të Detit të Zi. Ata zgjedhin të pushojnë tek ne për shkak të plazheve të mira dhe ofertave të leverdishme për pushim në hotelet vendase. Pavarësisht nga kjo, ulja në numrin e turistëve të huaj, të cilët kanë vizituar vendin tonë gjatë kësaj vere është i madh. Që nga muaji qershor deri në fund të muajit gusht në bregdetin e Detit të Zi kanë pushuar mezi 372 000 turist të huaj, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Turizmit. Për krahasim, në vitet e mëparshme, për të njëjtën periudhë tek ne kanë pushuar mbi 5 milionë të huaj. Gjatë kësaj vere bullgarët zgjodhën vendpushimet vendëse për pushim. Numri i tyre është rritur me 15% kundrejt vitit të kaluar.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..