Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.
Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.
Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.
Akoma trakët e lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.
Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: “Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha”
Foto: Facebook / geraneaNë ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U..
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë..
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..