Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Geranea” - parajsa e egër e Dobruxhës

Foto: Facebook / geranea

Ndër fushat pjellore të Dobruxhës turistët bien në një parajsë të vërtetë. Parku ekologjik “Geranea” është i vendosur në një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh në disa kilometra nga vendpushimet detare “Allbena” dhe “Zllatni pjasëci” dhe në 35 kilometra nga qyteti Varna.

Vendi magjeps me bukurinë e vet të egër në çdo kohë të vitit. Për shkak të afërsisë së madhe me detin klima këtu është e butë, kurse shtresë dëbore mbetet shumë rrallë. Miq nga vendi dhe nga jashtë shkojnë në park, që të mund të takohen “sy më sy” me kafshët tipike për këtë vend dhe mjedis si derri i egër, dreri i vjeshtës, sorkadhe, dhi kamerunase, lepuj, fazanë, thëllëza dhe shpendë të tjera të ndryshme grabitqare.

Në park janë ndërtuar 7 kulla. Prej tyre turistët mund të vërejnë në një distancë të parrezikshme kafshët, të cilat lëvizin lirshëm në një mjedis të natyrshëm. Kurse për ata të cilët i pëlqejnë shëtitjet mes natyrës janë krijuar disa shtigje ekologjike me gazebos dhe stola.

Akoma trakët e  lashtë kanë qenë të magjepsur nga kjo krahinë. E kanë quajtur  “Lugina e pranverës” për shkak të klimës së butë dhe të natyrës gjithmonë të gjelbër. Më vonë romakët i kanë dhënë emrin “Geranium”, që në përkthim do të thotë shëndet.


Mund të mësoni më shumë për këtë skaj të paprekur nga qytetërimi duke lexuar publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Parku ekologjik me kafshë të egra pret miq në Dobruxha

Foto: Facebook / geranea


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

30 vjet Ballkanistikë në Universitetin e Sofjes

Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..

rinovuar më 24-10-15 8.48.MD

14 shtatori – Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..

botuar më 24-09-14 8.45.PD

100 vjet nga shenjtërimi i Katedrales Patrikane “Shën Aleksandër Nevski"

Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..

botuar më 24-09-12 11.44.PD