92 raste të reja të Covid-19u regjistruan në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 3.95 për qind nga 2330PCR teste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Uni Informativ.
Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 4 veta dhe u shëruan – 8. Në spital ndodhen 736 pacientë me infeksionin e koronavirusit, 53 prej të cilëve në reparte intensive.
Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari u regjistruan 17 891 raste të koronavirusit. Më shumë prej tyre në Sofje – 4812, në Bllagoevgrad – 1644, në Pllovdiv – 1501, në Varna – 1349.
Rastet aktive janë 4416.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..