Pas kufizimeve të gjata, për shkak të pandemisë nga Covid-19, sikurse muzetë dhe galeritë u hapën për një jetë të re në mjedisin e dashur kulturor në Qytetin e Vjetër-Plovdiv. Bukuritë arkitekturore të restauruara me shumë mjeshtëri, të cilat kanë ruajtur në vetvete frymën e Rilindjes Kombëtare Bullgare, përsëri pranojnë vizitorë nga afër dhe nga larg, të pushtuar nga historia e Plovdivit të lashtë dhe të përjetshëm.
Por rezultatet nga masat e imponuara kufizuese dhe ngecja në udhëtimet me qëllim turizëm, janë elokuente. 78% është ulja e turistëve, kurse 70% e të ardhurave nga veprimtaria në qytet, tregojnë të dhënat e Institutit Bashkiak “Plovdivi i Lashtë” për 6 muajt e parë të këtij viti, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur qyteti Plovdiv qe një Kryeqytet Evropian i Kulturës. Kundrejt numrit mbresëlënës të vitit të kaluar 129 204 turistë, llogaritet një ulje me mbi 100 000 veta - deri në 29 011 gjatë këtij viti.
Pavarësisht nga kjo, programi kulturor i Plovdivit vazhdon të jetë po kaq i larmishëm, i përmbushur me shfaqje të shumta dhe festivale, një pjesë nga të cilët kanë një vend të posaçëm në zemrat e banuesve vendas dhe miqve të qytetit. Një prej tyre janë “Festat e Qytetit të Vjetër” të cilat janë kthyer në traditë. Sivjet ato zhvillohen nën moton “Përsëri bashkë”, kurse për aksentët në to tregon Donka Nallbantova nga Instituti Bashkiak.
“Ngjarja hapëse është ekspozita dokumentare në Kopshtin e Qytetit, e cila vizualizon faktet kureshtare për krijimin e saj. Hapja kryesore e festave është mbrëmja me një koncert-festiv-spektakël në Teatrin Antik. Ai i kushtohet 170 vjetorit nga lindja e shkrimtarit Ivan Vazovit, në të do të marrë pjesë Orkestra Përfaqësive Frymëmarrëse e Gardës Kombëtare si dhe këngëtarë dhe muzikantë të njohur. Një vend të posaçëm zë nderimi ndaj karikaturistit Boris Dimovski dhe ndaj aktorit të dashur bullgar Georgi Parcalev. Për artistin e madh do të kujtohemi në Stadiumin Romak më 17 shtator, kur është xhirimi i posaçëm i filmit dokumentar të regjisorit Georgi Toshev. Kurse një ditë më parë hapet ekspozita e cila i kushtohet karikaturave të Boris Dimovskit, të cilat janë bërë pjesë nga përmbledhja emblematike “Luti çushki”/ Specat djegëse/ të satirikut Radoj Ralin”.
Gjatë vitit të kaluar 2019 , kultura bullgare pësoi edhe një humbje tjetër të paevitueshme - vdekjen e aktorit Stefan Danaillov. Për nder të tij më 18 dhe 19 shtator, janë parashikuar xhirime të dy filmave me pjesëmarrjen e tij - “Pas fundit të botës” dhe “Kthimi”, ku Danaillovi luan rolin e tij të fundit.
Si bukuria e natyrës bullgare dhe e gruas bullgare përputhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën në një sinkron të jashtëzakonshëm, tregon fotoekspozita “Unë jam bullgare” e Radosllav Përvanovit. Më 18 shtator imazhet magjepsëse të vajzave do të gjallërojnë, meqenëse ato mbërrijnë nga krahinat e ndryshme të vendit në qytet, që të përfshihen në një paradë të posaçme nëpër rrugët e Qytetit të Vjetër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESKultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..