Goce Dellçev është njëkohësisht maqedonas dhe bullgar – ai është maqedonas në kuptim regjional dhe bullgar në kuptim kombëtar. Këtë e tha para bTV docenti Naum Kajçev zëvendës kryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbi këtë temë zhvillohet diskutim në komision i cili e bllokon punën e tij më se 10 muaj. Pozitë shprehën edhe politikanët në të dy shtetet fqinje.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev kërkoi që mbi çështjen për Goce Dellçevin të mos ketë humbës. Docenti Kajçev komentoi, se kjo mund të ndodhë me kusht se ekziston vullnet për t’u mbështetur në arkivat, veprimet dhe vetëvendosjen e vetë Goce Dellçevit, të cilët sipas shkencëtarit janë “më se të qarta”.
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..
Nga data 17 deri më 23 shtator 2025, në ujërat pranë Kepit Killik, komuna Avren, u zhvilluan kërkime arkeologjike nënujore nën drejtimin e prof. dr. Ivan Hristov, me pjesëmarrjen e zhytësve nga Muzeu Historik Kombëtar, punonjës të Shërbimit Kombëtar të..