Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës , në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..