Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..