Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..