Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.
Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.
Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.
Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.
Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..