Problemet bilaterale nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për zgjerimin e BE-së, deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Anke Holstein me rastin e memorandumit bullgar dërguar BE-së për gjendjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR.
Para radios “Evropa e Lirë” ajo komentoi se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse e madhe e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Evropën, përfshi këtu dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është në interes të Bullgarisë ta bllokojë zgjerimin e BE-së në regjion, tha Holstein. Qëllimi i parë i Presidencës gjermane të BE-së është zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ndoshta gjatë muajit dhjetor, tha diplomatja.Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..