Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.
Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.
Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..