Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.
Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.
Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..