Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Piktura nga një ekspozitë” për xhaz-treshen në programin e Festivalit Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”

Vepra “Piktura nga një ekspozitë” e Modest Mussorgsky, me orkestrim të Konstantin Kostovit, do të tingëllojë më 25 shtator në Galerinë e Qytetit në interpretim të autorit /piano/, Hristo Jocovit /bateri/ dhe Dimitër Karamfillovit /kontrabas/. Që të tre muzikantët e xhazit kanë një përvojë serioze në muzikën klasike, përveç kësaj janë instrumentistë dhe improvizues të shkëlqyer.

Cikli i Pianos Mussorgsky, ose pjesa të veçanta prej tij, shumë herë me radhë janë përpunuar për orkestra të ndryshme për nga përbërja e tyre, formacione të dhomës, instrumente solo. Shumë i njohur është orkestrimi i Ravelit, si dhe versioni  i Emerson, Lake & Palmer (rok-progresiv), i përfshirë në një album gjatë vitit 1971, por po kështu - i kompozitorit japonez Isao Tomita e të tjerë. Muzika është përdorur në filma, shfaqje teatrale, program kompjuterik....

“Dhjetëra janë dhe xhaz-aranzhimet, por për xhaz-treshe deri tani vepra nuk ishte përpunuar, të paktën unë nuk zbulova një shembull të tillë” - thotë Konstantin, i cili jeton dhe punon në Gjermani. Pas një mungese të gjatë, gjatë vitit 2018, ai përsëri ekzekuton në skenën bullgare, përsëri me të njëjtët muzikantë, me të cilët tani prezanton projektin e tij të ri.

“Luhatesha shumë midis veprës “Stinët” të Çajkovskit dhe “Pikturave nga një ekspozitë” të Mussorgsky - tregon Konstantin. Por, cikli i pianos i Çajkovskit ka kaq shumë përpunime të xhazit, saqë vendosa të ndalem mbi “Pikturat...”. Më pëlqeu shumë interpretimi i pianistit rus Evgjenij Kisin, e dëgjova incizimin shumë herë me radhë. Çdo një pikturë buron prej pamjeve dhe karaktereve. E ndava mendimin tim me Hristo Jocovin para më shumë se një viti dhe ai e pëlqeu shumë idenë. Kaloi kohë, unë isha i zënë me gjëra të tjera...Pa pritur mora një njoftim nga Hristoja, se kemi koncert me këtë program në kuadrin e “Javëve Muzikore të Sofjes” gjatë muajit maj (Atëherë nuk e dinim se për shkak të situatës së jashtëzakonshme, festivali do të shtyhet për në vjeshtë). Lajmi qe një befasi, por dhe një motivacion menjëherë të filloj të merrem me projektin. Me paramendim nuk kam dëgjuar xhaz aranzhimet ekzistuese të mëparshme të këtij krijimi, që të mos të ndikohem prej asnjërit. Problemi bazë qe që t’i “përshtat” pjesët me stilin tim të ekzekutimit, si dhe me stilin e Hristos dhe të Mitkos. Ideja e përbashkët është që secili të jetë ai vet, aranzhimi është bërë kështu  që secili të mund të ruaj karakterin e vet. Ka vija, të cilat nuk i kam shkruar, i kam lënë muzikantët vet të zgjedhin sesi t’i interpretojnë këto vende të lëna, u kam lënë mundësi për improvizim. Bashkë rikrijojmë të gjithë ciklin në një variant modern, aktual për kohën tonë”.

Koncerti në Sofje është një premierë e këtij programi. Muzikantët do ta prezantojnë dhe në skena të tjera tek ne dhe në Evropë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv-BNR dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ajo që na ndan" – një këngë për momentin e sinqeritetit me veten

Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..

botuar më 25-10-08 6.15.PD

B.T.R. nisin një turne dy mujor në Evropë

Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..

botuar më 25-10-07 6.30.PD

"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi

Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..

botuar më 25-10-06 2.30.MD